“Në Veri ka përplasje me kriminalitetin dhe nuk ka përplasje ndëretnikë ndërmjet shqiptarëve edhe serbëve”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

“Çështja e veriut, është çështje ndërmjet kriminalitetit dhe institucioneve që luftojnë atë dhe nuk është çështje ndëretnikë në mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka  thekuar Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrullah Çeku, ka folur për Barrikadat në katër komunat veriore të Kosovës, ku ka thënë se situata është më e komplikuar  dhe nevojite koordinimi me KFOR-in për largimin e barrikadave.

“Situata në veri të Kosovës është pak me ndryshe sesa në vendet tjera, sidomos në kohën e fundit, edhe çdo veprimi atje nëse bëhet në kohën e gabuar mundë të sjellë pasoja të madhja”, ka thënë Çeku.

Sipas tij të gjitha institucionet janë në krye të detyrës edhe janë duke bërë analiza edhe vlerësime për situatën në  veri të Kosovës.

“Unë besoj që koordinimi me KFOR-in dhe me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare në këto veprime është i domosdoshëm, edhe këtë është duke bërë Qeveria e Kosovës.

Më tej , ai ka thënë se largimi barrikadave duhet të ndodhe por sipas tij” duhet të bëhet në mënyrën më të mirë që të mos këtë pasoja të padëshiruara për vendin dhe për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës”.

Tutje, Çeku ka thënë se kjo situatë nuk duhet të këtë ndikimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Barrikadat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve atje edhe jo vetëm shqiptarëve por edhe serbëve, si pasojë  e barrikadave ku qytetarët serbë nuk kanë mundur të marrin as shërbimet bazike mjekësorë”, ka përfunduar Çeku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika