Në veri ndalohet një autoambulancë, dyshohet se me të kontrabandoheshin barna

Në fshatin Rudare të Zveçanit është ndaluar një autoambulancë që dyshohet se po kontrabandonte produkte medicinale, pasi drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e tyre

Mallrat që po tentonin të kontrabandoheshin me autoambulancë

Të martën e dy gushtit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të vendit, në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare, kanë ndaluar një autoambulancë me të cilën dyshohet se po kontrabandoheshin barna.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar drejtohej nga D.S., me banim në Zveçan.

Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale.

Mallrat që po tentonin të kontrabandoheshin me autoambulancë

“Ekziston dyshim i bazuar se ato barna kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar më tutje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika