Në veri, protestuesit mbajnë flamuj të Trepçës, situata është e qetë për momentin

Protestuesit në veri të Kosovës vazhdojnë me protestat kundër institucioneve të vendit. Flamuri i minatorëve të Trepçës është shfaqur gjatë protestës

Sot është bërë dita e katërt e protestës, e cila po kundërshton punën e institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Flamuri i minatorëve të Trepçës dhe punëtorët e saj janë parë në mesin e protestuesve në Zveçan.

Aty ka mbajtur një fjalim edhe një përfaqësues i minatorëve dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi, të cilët i kanë falënderuar KFOR-in që kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë.

Më tej, ata u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndihmojnë njësitet e KFOR-it.

Ndërsa, minatorët janë parë duke u larguar nga protesta e serbëve në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika