Në veri, serbëve u vendosen letra paralajmëruese për të mos i ndërruar targat në RKS

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar në orët e para të së mërkurës, pasi në veturat e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me të cilat janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë veturat me targa të Republikës së Kosovës

Tabelat e vendosura në veturat e serbëve lokal

Qytetarët e nacionalitetit serb në veri të Mitrovicës janë kërcënuar prapë, që t’i mos i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Republikës Kosovës.

Në orët e para të së mërkurës, persona të paidentifikuar kanë vendosur letra në veturat e serbëve lokalë, me mesazhin që të mos i regjistrojnë veturat e tyre me tabela RKS.

“Regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM”, janë paralajmërimet mbi veturat e serbëve në veri, raporton KP.

Sipas raportimit, personat që kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës kanë përdorur mbulesa për t’u mos u identifikuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se Policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat, siç tha ai, janë kundërligjore.

Më 1 gusht nis afati i fundit shtesë që qytetarët në veri të kthejnë targat e tyre në RKS. Në qershor, Qeveria ua dha dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegale./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika