Në veri shfaqet një mesazh “Po vijmë për Krishtlindje”

Policia e Kosovës ka vendosur të mos hetojë postera provokues në veri të Kosovës me mesazhin "Po vijmë për Krishtlindje", duke theksuar se nuk ka bazë për hetim, ndërkohë që këso aktivitete, si thirrjet për kthimin e Ushtrisë Serbe, janë bërë të zakonshme dhe ende pa autorë të identifikuar

Në katër komunat e veriut të Kosovës të martën janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje”.

Policia e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të mos hetohet, pasi “nuk ka rast”.

Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar. Shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re.

Policia deri më tani i ka hetuar këto raste, por publiku nuk është njoftuar nëse dihet kush qëndron pas tyre.

Në fillim të qershorit u shfaq një pamflet me portretin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mesazhin: “Komandant suprem, po të presim”.

Më herët, në shkurt, persona të panjohur lanë fletëpalosje në ndërtesat e Mitrovicës së Veriut me thirrje për rezistencë, të cilave u paraprinë edhe mbishkrimet grafiti si, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Qeveria e Kosovës i shpalli “Brigada e Veriut”, dhe “Mbrojtjen Civile”, organizata terroriste në fund të qershorit 2023, për shkak të bindjes se pjesëtarët e saj morën pjesë në sulme të ndryshme ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, dhjetë ditë para sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, në Mitrovicën e Veriut u shfaq një grafit me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Në atë sulm në veriun e Kosovës mori pjesë një grup i armatosur serbësh, ku u vra një polic kosovar.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, një ish-politikan nga Kosova, i cili ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Përndryshe, Brigada e Veriut ka filluar të shkruajë grafitet me mesazhe si “Mos u shqetësoni, jemi këtu, po presim” dhe të ngjashme që nga nëntori 2022, kur pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, me iniciativën e Listës Serbe.

Veriu i Kosovës gjatë dy vjetëve të fundit është përfshirë nga tensione të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për ta shtrirë autoritetin në atë pjesën e vendit të banuar me shumicë serbe.

Disa nga masat e ndërmarra në këtë drejtim janë: mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë, heqja e dinarit serb dhe ndalimi i targave serbe për qytetet në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kritikuar disa nga këto veprime të qeverisë së Kosovës, duke argumentuar se hapat “të pakoordinuar dhe të njëanshëm” mund të rrisin tensionet në terren./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika