Në Vetëvendosje ka vetëm një emër; kushdo që mbetet jashtë listës, s’ka rëndësi, thotë Hyseni

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, një nga figurat më të njohura dhe me një historik të gjatë në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lista është dorëzuar të mërkurën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke konfirmuar emrat që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë Zgjim Hysenit nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka komentuar strukturën dhe funksionimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Hysenit, Vetëvendosje është parti e ndërtuar rreth një emri të vetëm, duke nënkuptuar kryeministrin Albin Kurti.

“Me thënë të drejtën nuk jam befasuar prej listës së VV-së, janë pak a shumë ata njerëz që i kemi parë e i kemi njohur. Besoj që duhet më na bë përshtypje, që cili do që mbete jashtë listës së VV-së, s’ka asnjë rëndësi. Pra Vetëvendosja është parti ‘sine qua non’ i një emri. S’ka rëndësi askush tjetër.

Librun Aliu ka qenë njëri prej themeluesve të VV-së. Edhe secilës dikush prej themeluesve me dal ia lënë një shenje, VV-së jo. për shkak të mënyrës se si është e formuar VV-ja. Kjo duhet me na treguar këtë gjë”, ka thënë Hyseni në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika