Në vitin 2023, Ministria e Financave ndan 654 milionë euro për komunat

Gjersa i ka cilësuar sikurse “shpifje” pretendimet e ekzistencës së bllokimit të buxheteve komunale, ministri Murati ka bërë të ditur se buxheti i këtij viti është 15 për qind më i lartë sesa i vitit të kaluar

Ministri i Financave, Hekuran Murati

654 milionë euro do t’u ndahen komunave  përgjatë vitit 2023 nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka bërë të ditur Ministri Murati.

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti që do t’u ndahet komunave këtë vit është 15 për qind më i lartë sesa buxheti i vitit 2022.

“Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë përformancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit”, ka shkruar Murati.

Ndër të tjera, ai i ka cilësuar sikurse “shpifje” pretendimet e ekzistencës së bllokimit të buxheteve komunale.

“Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati ka thënë se me rritjen e buxhetit, komunat do të kenë mundësinë të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika