Në Vushtrri, mërgimtarit i grabiten 2500 euro nga taksisti dhe pasagjeri

Një qytetari të Vushtrrisë të hënën mbrëma derisa ishte duke shkuar me taksi në Mitrovicë një pasagjer tjetër me forcë dhe me përdorim të sprejit ia ka grabitur 2500 euro dhe disa dokumente personale. Grabitësi bashkë me taksistin më pas janë larguar në drejtim të panjohur, detaj që tregon se grabitja ishte e planifikuar

Për destinacionin Vushtrri-Mitrovicë, udhëtimi me taxi zakonisht kushton 1 euro për person, në rastin më të keq jo më shumë se 2 euro.

Por, një djali të moshës së re që sapo kishte ardhur nga Gjermania ky rrugëtim i kushtoi afër tre mijë euro.

“Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky veprim nuk është e vetmja dëshmi që grabitësi dhe taksisti ishin bashkëpunëtorë.

Pasagjeri i tretë në veturë kishte hipur pikërisht në vendin ku ndodhi grabitja, ndërsa pagesa parashihej vetëm për dy personat deri në destinacion.

Ende nuk dihet se si grabitësi dhe taksisti e kuptuan se njëri nga pasagjerët kishte 2500 euro me vete.

Për rastin e grabitjes, policia sot prapë e ka ftuar për intervistë viktimën derisa i njëjti nuk ka pranuar të flas për RTV Dukagjini rreth këtij rasti.

Fakt tjetër që i shton dyshimet se grabitja ishte e planifikuar, sipas familjarëve të tij është edhe çmimi shumë i ulët të cilin taksi i kishte kërkuar këtij personi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika