Në Zvicër vazhdon Samiti i Paqes për Ukrainën

Në Bürgenstock në Zvicër, sot për të dytën ditë me radhë, vazhdojnë punimet e samitit për Ukrainën, ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e afro 100 liderëve nga mbarë bota.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha dje gjatë një konference shtypi me presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”.

Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm.

Udhëheqësit e Italisë dhe Gjermanisë kanë kundërshtuar me forcë kushtet e armëpushimit të përcaktuara nga Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.

Të premten, Putin pretendoi se do të pajtohej me një armëpushim nëse Ukraina tërhiqte trupat nga katër rajone të cilat Rusia i pushton pjesërisht dhe pretendon se i ka aneksuar, shkruan BBC.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika