Negociata të mundshme për Shqipërinë në Samitin e NATO-s në Madrid

Në kushte anonimiteti, një zyrtar ka thënë se Samiti i NATO-s që pritet të zhvillohet në Madrid të Spanjës, shënon mundësi të negociatave për Shqipërinë gjë e cila pritet të shihet me fillimin e këtij samiti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në qoftë se autoritetet bullgare shprehen të gatshme të pranojnë ndryshimet e qeverisë maqedonase, negociatat e Shqipërisë mund të hapen në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Madrid më 29 dhe më 30 qershor.

Ngjarja e cila pritet të mbledhë 44 liderë botërorë, do të mbahet në kuadër të luftës në Ukrainë dhe tensioneve mes Aleancës Atlantike dhe Rusisë.

Duke iu referuar një burimi qeveritar të AP-së, i cili theksoi se mund të ketë një nisje të negociatave për Shqipërinë të hënën e 27 qershorit, ky plan është vështirësuar në realizimin e tij.

“Ka një mundësi, por është zbehur, pasi maqedonasit duan t’i bëjnë një amendim të vogël propozimit francez”, sqaron zyrtari ndërkombëtar në kushte anonimiteti.

Sipas këtij burimi, nëse Bullgaria e pranon, miratohet në margjinat e Samitit të Nato-s në Madrid.

“Nëse Bullgaria nuk e pranon, RMV-ja do ta refuzojë, pra do jetë Maqedonia e Veriut ajo që nuk do pajtohet me propozimin”, ka thënë ky burim i cili do të jetë pjesëmarrës në samit.

Kryeministri Rama para Samitit të BE-së kishte thënë se e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Aleatët e NATO-s së bashku me partnerët e tjerë vendosën sanksione dhe presion diplomatik mbi qeverinë ruse që nga fillimi i sulmeve të saj në Ukrainë. Pothuajse, 7 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, ndërsa shumë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës duke gjetur vendstrehim në Evropë dhe në SHBA.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika