Nën masa sigurie, të dyshuarit për vrasjen e Bedri Rexhepit sillen para Gjykatës

Vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të cilët akuzohen për vrasjen e Bedri Rexhepit, janë sjellë para Gjykatës

Pamje nga salla në Gjykatë





Nën masa të rrepta të sigurisë janë sjellë në Gjykatë dy të akuzuarit për vrasjen e Bedri Rexhepit, vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 tetor, kishte mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka bërë të ditur se Bedri Rexhepi është vrarë nga dy persona për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurosh.

Pamje nga Gjykata

Ai, ndër të tjera, ka bërë të ditur se pasi është vërtetuar identiteti i viktimës dhe pas hetimeve, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vallasaliu, të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Hamiti, ndër të tjera, ka bërë të ditur se hetimi ka zgjatur 18 muaj. Vrasja ka ndodhur për shkak se të pandehurit, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë menduar që Bedri Rexhepi i posedon këto para.

“Kam arritur të vërtetoj dyshimin mirë të bazuar se Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve”.

Hamiti ka thënë se motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ulët.

Ai ka thënë se në terren ka dalë edhe me të pandehurit, por që dy daljet e para nuk kanë rezultuar me sukses.

“Kemi dalë edhe në terren me të pandehurit. Nuk kanë rezultuar me sukses dy daljet e para. Herën e tretë identifikimin e vendit e kemi bërë vetë, duke përdorur masat hetimore. Në terren herën e tretë kemi dalë vetë, pa të pandehurit”, ka shtuar Hamiti.

Prokurori, Hamiti shtoi se ndaj dy personave të tjerë të cilët dyshoheshin se kanë lidhje me rastin është veçuar procedura dhe hetimet ndaj të njëjtëve po vazhdojnë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika