Nën masa të rrepta të sigurisë, Bedri Krasniqi sillet në Gjykatë

Këtë të mërkurë, pritet të marrë epilog gjykimi për vrasjen e dy zyrtarëve policorë, rast për të cilin po akuzohen Bedri Krasniqi e Alban Dezdari

I akuzuari për vrasjen e dy zyrtarëve policorë, Bedri Krasniqi, është sjellë para Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

Familjarë të shumtë janë mbledhur para shpalljes së aktgjykimit të Bedri Krasniqit.

No description available.

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet, ishte ngritur më 21 korrik të vitit 2017, me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Në atë kohë, të njëjtat akuza binin në barrën e katër të akuzuarve, Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme, përmes një aktvendimi të nëntorit të po atij viti, Kiqmarin dhe Shaqirin i kishte liruar, pasi të dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë dhe se ka një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi, dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.

Sipas aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.

Gjatë këtij gjykimi, vëmendje të shquar ka marrë dëshmia e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, i cili aktualisht është në vuajtje të dënimit prej 30 vjetësh.

Fjala përfundimtare në këtë rast u dha në seancën e kaluar më datë 9 shtator të vitit 2023.

Bedri Krasniqi në këtë seancë i tha trupit gjykues se është hallka e vetme fatkeqësisht që shpreson të kapet, dhe se ka vërejtur te trupi gjykues se kanë një interesim për ta zbardhur të vërtetën, kurse për këta të fundit tha se nuk kanë asnjë fakt ose provë të vetme.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika