Nëna me vajzën kërcejnë nga dritarja pasi shtëpia tyre përfshihet nga zjarri në Ferizaj

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua dhe vajza e saj kanë pësuar lëndime pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri e ato kanë kërcyer nga dritarja në Ferizaj. 

Ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin në shtëpinë në Ferizaj. 

Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se gruaja dhe vajza po trajtohen në QKUK.

“Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika