Nëna pretendon që fëmija iu keqtrajtua në shkollë, e mohon drejtori

Një nënë nga Mitrovica e Jugut është ankuar në Facebook se djali i saj keqtrajtohet vazhdimisht në shkollën fillore “Abdullah Shabani” nga nxënës të tjerë. Por këtë e mohojnë drejtues të kësaj shkolle. Ndërsa, Policia e Kosovës ka nisur ta trajtojë këtë rast

Është ditë pushimi, por në shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicën Jugore shumica e mësimdhënësve dolën në vendin e punës.

Kjo pasi që një nënë pretendon përmes një postimi në Facebook se djali i saj 11-vjeçar maltretohet nga nxënës të tjerë të shkollës.

“Djali im prej kohësh rrahet, shantazhohet, ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle, kësaj moshe dhe kësaj komune. Djali nuk ka shkuar sot në shkollë (e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat, temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij”. Valbona Krasniqi, Nëna e 11-vjeçarit.

Televizioni Dukagjini ka provuar të marrë detaje shtesë nga Krasniqi, por ajo ka qenë e paqasshme të shtunën.

Ndërkohë në postimin e saj në Facebook, ajo pretendon se shqetësimin e saj e ka ngritur te prindërit e këtyre nxënësve, kujdestarja e klasës dhe drejtori i shkollës, por sipas saj, nuk janë ndërmarrë masa.

Mirëpo, këto pretendime i mohon drejtori i shkollës Nazmi Beka, i cili i quan ato të pavërteta.

“Çdo herë kur gënjeshtra tenton të bërtet më shumë se e vërteta atëherë ne jemi të gatshëm t’i dalim përballë asaj, i demantojmë në plotni të gjitha pretendimet që zonja në fjalë i ka shpërnda për publikun”, ka thënë Nazmi Beka, Drejtor i shkollës “Abdullah Shabani”.

Drejtori Beka thotë se nuk i di arsyet e pretendimeve të nënës së 11-vjeçarit, por që nuk mohon që fëmijës së saj i është ndërruar klasa, për çka edhe refuzon të jap detaje nën arsyetimin se ruan dinjitetin e fëmijës.

Ndërkaq edhe Këshilli i Mësimdhënësve i kësaj shkolle lëshoi një deklaratë me shkrim, përmes së cilës u mohuan pretendimet e prindit.

E, Policia e Kosovës ka thënë për Dukagjinin se kanë filluar ta trajtojnë si rast.

“Policia në Mitrovicë, nga ana e ankueses, ka pranuar një informacion lidhur me shqetësimin e saj për fëmijën e saj në raport me shkollën ku vijon mësimin. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet policore, në koordinim edhe me institucionet relevante për trajtimin e të miturve, policia ka filluar të trajtojë këtë rast”Policia e Kosovës.

E nga drejtoria e Arsimit në këtë komunë thanë që do lëshojnë një komunikatë për media gjatë ditës, por që kjo nuk është bërë deri në transmetimin e kësaj kronike.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika