Nenad Rashiq viktimë e sanksioneve të BE-së

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit të Kosovës, Nenad Rashiq, është viktima e parë e masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës për shkak të mosqetësimit të situatës në komunat me shumicë serbe në veri të vendit

Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit të Kosovës, Nenad Rashiq, është viktima e parë e masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës.

Ministrit Rashiq i është ndaluar të marrë pjesë në një takim në Bruksel, si masë  ndëshkuese nga BE.

“Unë isha viktima e parë e masave që u morën nga BE-ja. Më duhet të them, ne ishim paraparë të niseshim në Bruksel të dielën, ishte qershor. Kishim plan të takoheshim të hënën dhe duhej të niseshim të dielën. Gjitha takimet u anuluan të premten pasdite. Zhgënjimi im ishte i madh, u desh t’i mbulonim të gjitha kostot si të biletave, hotelit në Bruksel e nuk shkuam fare atje”, tha Rashiq, në një video.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte deklaruar se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga BE

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të paraqitura nga blloku evropian në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës,  Brukseli në fund të qershorit nisi të zbatonte disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Masat që po zbaton BE-ja ndaj Kosovës përfshijnë: pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe, përveç atyre që përqendrohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat e tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit), si dhe propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika