Nënat lehona, telashe me Ministrinë e Financave

Shtesat për lehonat nuk po aplikohen gjithmonë në mënyrë të drejtë sipas këtyre të fundit, disa raste ankesat i kanë çuar deri te KëshilIi për Mbrojtje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ndërsa, nga Ministria e Financave nuk kanë përgjigje

170 euro në muaj është shumë që lehonat marrin që nga viti i kaluar. Një përkrahje të tillë për tre muaj e marrin ato që janë të punësuara, ndërkaq 6 muaj këto para paguhen për ato që nuk kanë kontratë pune.

Por, përfitueseve të këtyre mjeteve po iu ndodh që të kenë telashe me Ministrinë e Financave.

Ndërsa, Demolli tregon për një rast konkret, ku një nënë lehonë e papunësuar, Ministria e Financave ia kishte ndërprerë shtesat para kohës, me ç’rast kjo e fundit është ankuar në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“Një rast më konkret që është ankuar te ne, një nënë e cila vitin e kaluar ka qenë e angazhuar në zgjedhje, paramendojeni ka punuar vetëm një ditë në procesin zgjedhor dhe për këtë arsye Ministria e Financave ia ka ndërprerë pagesën. Sipas pohimit të së njëjtës nënë, ajo ka marrë vetëm për tre muaj shtesën për 170 euro ndërkaq për tre muajt e tjerë jo”, ka deklaruar Valentina Demolli

Valentina Demolli nga KMDLNJ, ka thënë se Ministria përveç të drejtave të njeriut, po e shkel edhe ligjin.

Valentina Demolli nga KMDLNJ

“Ministria e Financave po bëhet shkelëse e të drejtave të lehonave në përfitimin e pagesës e cila është e paraparë për periudhën 6-mujore. Prandaj ne i bëjmë thirrje Ministrisë por edhe komisionit që vlerëson ankesat që të jenë më të përgjegjshëm në punë sidomos në këtë situatë të rënduar ekonomike”, ka shtuar ajo.

Nga ana tjetër Marigona Drevinja nga Instituti “Musine Kokalari”, ka theksuar se mënyra e shpejtë si është marrë ky vendim, paraqet këto komplikime në proces.

Marigona Drevinja nga Instituti Musine Kokalari

“Nevojitet një ndërhyrje më cilësore dhe të shpenzohet më shumë kohë dhe të vlerësohet se kujt i takon dhe në bazë të çfarë kushtesh. Vendimi është marrë shumë shpejt dhe nuk mund të vazhdohet me vendime të tilla, duhet të bëhet shndërrimi në kategori të së drejtës”, ka sqaruar Marigona Drevinja.

Ndërkohë ekziston një linjë telefonike, që mirëpret ankesat lidhur me shtesat e lehonave, por që telefonata të tilla rrallë mund të realizohen.

Ky është numri emergjent që Ministria e Financave ka vendosur në faqen zyrtare ku lehonat mund të ankohen në rast se iu ndërprehen shtesat, por gjatë gjithë ditës askush në këtë numër nuk është përgjigjur.

Televizioni Dukagjini i ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave lidhur me këto problematika,  por kjo e fundit as përmes postës elektronike nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika