Nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë: E mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Csaba Hende

Një delegacion parlamentar nga Hungaria ka thënë më 7 mars se e mbështet aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Kështu ka thënë nënkryetari i parlamentit hungarez, Csaba Hende, pas një takimi me kryetarin e parlamentit suedez, Andreas Norlen, në Stokholm të Suedisë.

“Ne e mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, ka thënë Hende për agjencinë suedeze të lajmeve TT, shkruan REL.

Disa ligjvënës hungarezë kanë ngritur dyshime nëse duhet t’i mbështesin aplikimet për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda, duke përmendur ato që ata i quajnë “gënjeshtra të hapura” nga Stokholmi dhe Helsinki për gjendjen e demokracisë në Hungari.

Por, delegacioni hungarez ka thënë të martën se parlamenti do ta ratifikojë përfundimisht aplikimin e Suedisë në NATO.

Më 2 mars, Parlamenti i Hungarisë njoftoi se ka shtyrë ratifikimin për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë në seancën e 20 marsit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika