Nënkryetari i Prishtinës thotë se nuk e mori pagën si zakonisht, e cilëson veprim të jashtëligjshëm

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se të enjten e 1 shtatorit nuk i është ekzekutuar paga si zakonisht, e këtë vendim të Ministrisë së Financave e ka quajtur të "papranueshëm dhe të jashtëligjshëm"

Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës

Të enjten e 1 shtatorit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk e ka marrë pagën si zakonisht, e vendimin e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave të pjesshme për grevistët, Zogaj e ka quajtur si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”.

“Ministria e Financave ka vendosur që të mos i procesojë pagat për Komunën e Prishtinës!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme. Komunat kanë buxhetet e veta, dhe janë punëdhënësit e pavarur”, ka shkruar Zogaj në Twitter.

Ndërkaq, të mërkurën e 31 gushtit, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Po ashtu, më 25 gusht, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë, për t’ua ndërprerë pagën sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Ministri Murati ka thënë se përderisa e drejta e grevës dhe grumbullimit është e garantuar me ligj, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorin sa është në grevë.

Sipas tij, është obligim i sindikatës që t’i kompensojë grevistët, mirëpo ligji për grevë thotë të kundërtën.

Komunat nuk i dorëzojnë listat e grevistëve, Qeveria nuk i proceson pagat për ta

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika