Nënsekretarja amerikane takohet me Vuçiqin, ia përmend Kosovën

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen,

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, është takuar këtë të mërkurë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në njoftim thuhet se Allen ia ka përmendur Vuçiqit rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës, e cila, sipas saj, duhet të bëhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nënsekretarja Allen nënvizoi rëndësinë e progresit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të kundërshtuar kërcënimet ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, si agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”, tha ajo.

Përveç Serbisë, ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, pritet ta vizitojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Bosnjë e Hercegovinën.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika