Nënshkrimi i koalicionit të parë parazgjedhor, kush iu bashkua LDK-së?

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u nënshkrua një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK).

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me PSHDK-në do t’i futen garës në një listë zgjedhore, në zgjedhjet nacionale.

“Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, shkroi ai.

Sipas tij, ky bashkëpunim është rikthim në traditën “e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi”.

“Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare! LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm”, shtoi më tej Abdixhiku.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika