Nëse çmimet e biletave janë një tregues, atëherë efekti i nënshkrimit të Messit me Inter Miami tashmë ka bërë të veten.
Të mërkurën, ishte Messi, ai i cili deklaroi se do t’i bashkohej klubit të Inter Miami. Me zbarkimin e Messit në këtë ekip, çmimet e biletave janë rritur gati 1,000% për disa lojëra, me çmime të jashtëzakonshme që shihen rrallë për lojërat MLS, tha VividSeats për CNN.
Siç raporton CNN, është e paqartë se kur do të debutojë Messi, por burimet i thanë Athletic se ndeshja e tij e parë mund të jetë më 21 korrik gjatë Kupës së Ligës mes Inter Miami dhe ekipit meksikan, Cruz Azul. Një biletë kushton mesatarisht 1,248 dollarë që nga e enjtja, çmiim i cili të hënën e kaluar përkonte me 120 dollarë, sipas të dhënave nga VividSeats.
Kjo nuk parqet ndeshjen e vetme për të cilën çmimet e biletave janë rritur. Tashmë, një biletë për ndeshjen e Inter Miami me New York Red Bulls më 25 gusht kushton 983 dollarë për dallim nga çmimet e së hënës që ishin prej 99 dollarësh.
Një ndeshje mes Inter Miami dhe Los Angeles FC në qytetin e Kalifornisë më 3 shtator, u rrit 400%, me çmimin mesatar nga 150 dollarë në 785 dollarë.
Sigurisht, blerja e ndonjë prej këtyre biletave vjen me njëfarë rreziku, pasi një marrëveshje nuk është 100% dhe ndeshja e parë zyrtare e argjentinasit nuk është shpallur. Në një deklaratë, MLS mirëpriti mundësinë që Messi të luajë në ligë.
“Ne jemi të kënaqur që Lionel Messi ka deklaruar se ai synon të bashkohet me Inter Miami dhe Major League Soccer këtë verë,” tha liga. “Megjithëse mbetet puna për të finalizuar një marrëveshje zyrtare, ne mezi presim të mirëpresim një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Ligën tonë.”
CNN ka kontaktuar me Major League Soccer, Inter Miami, përfaqësuesin e Messit, Apple dhe David Beckham, i cili është pjesë e ekipit të pronësisë së Inter Miami, për të konfirmuar detajet financiare.
Para se të zbarkonte në Florida, Messi më parë kishte luajtur për Paris Saint-Germain. Para qëndrimit të tij me PSG-në, Messi kaloi 17 vjet me trofe te Barcelona.
Gjersa konfirmoi se ishte afër bashkimit të tij me skuadrën e Inter Miami, Lionel Messi ka thënë se shpresat për rikthimin e tij në gjigantin spanjoll Barcelona përfunduan nga problemet financiare të klubit.
Problemet financiare të Barcelonës shuan shpresat për rikthimin e Messi-t