Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë kanë nënshkruar 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi e deklaratë, kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit mbrëmjen e së enjtes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas), dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (majtas).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës është bërë e ditur se të enjten Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklarata për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.

Siç thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, gjatë dy viteve të fundit, dy qeveritë kanë mbajtur dy mbledhje, në të cilat, janë nënshkruar gjithsej 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore e ndërinstitucionale.

Kësaj radhe, megjithëse pa mbledhje të dy qeverive, u arritën 13 marrëveshje të reja, që thellojnë bashkëpunimin në aspekte të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, drejtësinë, arsimin dhe kulturën.

Në mes marrëveshjeve të nënshkruara, një prej tyre është marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit, e cila synon të lehtësojë qarkullimin e profesionistëve të këtyre fushave mes dy shteteve.

Një tjetër marrëveshje theksohet të jetë për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës joshtazore, me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe tregtisë.

Përveç kësaj, është nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inspektimeve, shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe teknologjisë. Ky bashkëpunim do të forcojë inspektimin e ndërsjelltë dhe do të sjellë dhurimin e portalit e-inspection nga ana e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrat e Brendshëm të dy vendeve tona kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët të qëllimit, duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika