Nënshkruhen dy protokolle në Shkup, mundësojnë tregun e lirë të punës për vendet e “Ballkanit të Hapur”

Dy protokolle janë nënshkruar këtë të hënë në Shkup si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, të cilat do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë të punës

Dy protokolle janë nënshkruar këtë të hënë në Shkup si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, të cilat do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë të punës për vendet e Ballkanit të Hapur, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Në një konferencë për medie në Shkup, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se këto protokolle do të mundësojnë që më një mars të hyjë në fuqi tregu plotësisht i lirë i punës për vendet e “Ballkanit të Hapur”.

“Kemi pasur disa gjëra të rëndësishme, gjithmonë ka detaje të pakëndshme, por s’dua të flas për këtë. E kemi pritur me muaj të tërë, dhe më 1 mars më në fund duhet të hyjë në fuqi tregu krejtësisht i lirë i punës në vendet e ‘Ballkanit të Hapur’ – Serbi, Maqedoni e Veriut e Shqipëri. Është lajm i madh dhe i rëndësishëm”, tha Vuçiq, raportohet në medie.

Ndryshe, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur gatishmëri për t’i zhvilluar vendet e tyre sipas standardeve evropiane për një qëllim të caktuar – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kështu është thënë në deklaratën e miratuar në fund të konferencës “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që është mbajtur të hënën në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Përgjatë konferencës, liderët janë paralajmëruar që nuk do të mund t’i vendosin njëri-tjetrit veto përgjatë procesit, dhe nëse ka tendenca të tilla, do të ndëshkohen.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, për periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika