Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve në katër komuna të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në katër komuna të Kosovës

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të mërkurën ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja.

Komunat të cilat pritet të përfitojnë nga këto kontrata janë Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe Kamenica.

Ndërtimi i objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e ministres Nagavci.

Nagavci ka bërë të ditur se, Ministria që ajo e drejton është në kontakt edhe me komuna të tjera për ndërtimin e çerdheve të reja.

Ndërkaq, siç ka treguar ajo, një objekt i shkollës në Junik, është duke u renovuar për t’u shndërruar në çerdhe.

Po ashtu, Nagavci ka thënë se “edhe 4 objekte të tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimes si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika