Nënshkruhet kontrata 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc të rrugës Prishtinë-Pejë, me një vlerë prej 21 milionë euro. Rruga do të ketë katër korsi, të ndarë në katër llote, dhe do të ketë një gjatësi totale prej 12.8 kilometra

Foto ilustruese

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.

Kontratë kjo që siç ka njoftuar ai kap vlerën e 21 milionë eurove.

Aliu përmes një psotimi në Facebook, ka thënë se rruga do të jetë me katër korsi, e ndarë në katër llote dhe përshkon gjatësi prej 12.8 kilometra.

Ministri ka shtuar se kjo rrugë do të ndikojë në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit.

“Tashmë janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të Rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc. Rruga është me katër korsi, e ndarë në 4 llote, dhe përshkon gjatësi totale prej 12.8 km, rrugë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika