Nënshkruhet marrëveshja 25 milionëshe, pritet të sigurohet banimi për familjet në nevojë

Është nënshkruar një marrëveshje mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe guvernatorit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Carlo Monticelli, në vlerë prej 25 milionë euro. Kjo marrëveshje ka fokus familjet që kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Carlo Monticelli, kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 25 milionë eurosh për krijimin e një sistemi të banimit social.

Projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cenueshme të shoqërisë, të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.

“Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta, si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale. Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cënueshme””, thuhet në njoftim.

Ndërsa, guvernatori Monticelli ka deklaruar se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.

Të dyja palët janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika