Nënshkruhet marrëveshja 90-milionëshe në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshja në vlerë prej 90 milionë eurosh në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore. Kjo marrëveshje është mundësuar pasi Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje ka vlerë 90-milionëshe dhe e njëjta është mundësuar pasi Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore.

“Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky për të përkrahur Kosovën tregon përkushtimin e Qeverisë, për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët vendas.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika