Nënshkruhet marrëveshja mbi 80 milionë euro mes MFTP-së dhe Termokosit për ngrohje

Sot në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja për një projekt ngrohjeje diellore me një vlerë prej mbi 80 milionë euro. Kjo marrëveshje është bërë në mes të ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi Ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani, kanë nënshkruar sot tri marrëveshje për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë.

Mbi 80 milionë euro është vlera totale e projektit të ngrohtores solare në Prishtinë, ku sot (e hënë) është nënshkruar marrëveshja e nënhuazimit dhe nëngrantit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt e rrit prodhimin e energjisë termike dhe u mundëson edhe 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokosit.

“Ndërtimi i ngrohtores diellore e cila do t’u shërbejë qytetarëve të Prishtinës është bërë e mundur përmes marrëveshjes me BERZH me vlerë 23.2 milionë euro, nga KfW 31.6 milionë euro, nga BE grant 21.5 milionë euro dhe kontributi nga Qeveria 4.4 milionë euro. Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti te ngrohjes solare në Prishtinë, ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike te Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes, do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas përfundimit të projektit”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Financave.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.

“Ngrohja soloare do të mundësojë shfrytëzimin dhe zvogëlojë varësinë ndaj qymyrit. Puna jonë ende nuk ka filluar. Si partner dhe hisedar jam shumë optimist do ta realizojmë në dy tri vite dhe do të shohim rezultatet”, u shpreh ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti punën e deritanishme duke thënë se “nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një moment historik për Prishtinën, sepse garantohet fuqizimi i komunitetit dhe nxitet rritja ekonomike”.

Edhe kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani, tha se përmes këtij projekti do të sigurohet ngrohje e qëndrueshme dhe e përballueshme.

E drejtori i BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, theksoi se “nga ky projekt do të lidhë më shumë ndërtesa me ngrohtoren e qytetit dhe se është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në mes aktorëve të ndryshëm”.

Ndërsa, edhe shefi i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, tha se “me një investim prej 80 milionë euro nga EU, BERZH, KfW, dhe institucionet e Kosoves, ky projekt ndryshon paradigmën e prodhimit të energjisë në Kosovë, pasi po bëjmë një ndryshim të rëndësishëm drejt energjisë më të pastër dhe të volitshme për të gjithë qytetarët”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika