Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

Ministria e Financave dhe kompania rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent ministri i Financave, Hekuran Murati, zëvendësministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Premtim Islami dhe kryeshefi i kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.

“Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, e gjitha kjo duke qenë në linjë me Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Ujërave të Zeza”’, thuhet në njoftim.

Zëvendësministri Mjeku ka theksuar rolin e këtij projekti pasi siç tha ai “projekte të tilla janë të domosdoshme që burimet tona të ujit të jenë të sigurta dhe të shërbehet një numër më i madh i qytetarëve”.

Koordinatori Islami ka thënë se “ky projekt pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve të Rajonit të Prishtinës dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”.

“Projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës duke konsideruar nivelin e lartë të ndotjes në këto komuna”,  është shprehur kryeshefi Fetahu.

Marrëveshja e nënshkruar sot i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika