Nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe MCC-së

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për projektin Kompakt për energji. Për këtë marrëveshje, krerët e Kosovës kanë thënë se është një marrëveshje që forcon stabilitetin energjetik dhe forcon partneritetin me ShBA-të

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të MCC-së dhe Kosovës, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ndërsa nga ShBA, kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright

Të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) për programin e energjisë.

Ajo që nënshkruajti nga Kosova, ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa ajo nga ShBA ishte kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Ndërsa, nikoqir në këtë ceremoni ishin Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën me qëllime të përbashkëta për të një ardhme të përbashkët.

“Marrëveshja me MCC-në që do të  nënshkruhet sot do t’i prezantohet për ratifikim Parlamentit nesër, unë dhe Rizvanolli nuk do të jemi të përballemi me opozitën, demokracia jonë ka nevojë për një ekonomi të pasur dhe për këtë Kosova është falënderuese për MCC-në”, ka deklaruar Kurti.

Ai për marrëveshjen me MCC-në, ka thënë se është punuar së bashku me ShBA-të në mënyrë praktike që sigurimi i energjisë të shkojë drejt burimeve.

“Ne qëndrojmë për vlerat tona demokratike dhe paqes e sigurisë në Evropë”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky program kompakti është esencial për të siguruar furnizim të energjisë të përballueshëm për të gjithë.

Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, është festa e një pune të pashoq të të dyja shteteve.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje është për transformimin socio-ekonomik të energjisë drejt tranzicionit.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zëri më i fortë, dhe Kosova ndan një lidhje të fortë së bashku me këtë vend.

E para e Kosovës është lutur që, “Zoti ta bekojë Kosovën dhe Amerikën dhe partneritetin në mes të këtyre dy vendeve”.

Tutje, ajo ka shtuar se ShBA-ja dhe Kosova duhet që të jenë pranë njëra-tjetrës në kohë të mira dhe të vështira.

Osmani ka thënë se është koha që të bëhen politika strategjike për një të ardhme të mirë.

Sipas Osmanit, kjo marrëveshje e ofron Kosovën dhe SHBA-në drejt një sistemi të inovacionit, dhe sipas saj, promovon gjithëpërfshirje.

Ndryshe, MCC përmes një komunikate, ka bërë të ditur se këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike, do të kultivojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës dhe do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në firma dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm.

Ndërkaq, këtë të mërkurë, Qeveria e Kosovës ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në për programin e energjisë.

Kështu është bërë e ditur, përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë.

“Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis ShBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken kishte njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika