Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, tha se kjo rrugë e rëndësishme nuk e lidh vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe korridorin 8 me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën duke krijuar mundësi për kyçje nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit.

Ndërsa, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Bekim Rexhepi, kujtoi se kësaj marrëveshjeje i kanë paraprirë një sërë takimesh të grupeve të punës nga të dyja vendet, duke mbërritur kështu në zgjidhjen më optimale për projektin e ndërtimit të tunelit 6.4 km të gjatë.

Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt në mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur, jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës “Ibrahim Rugova”.

Rruga Prizren-Tetovë u soll në qendër të vëmendjes në gusht 2023, kur kryeministri Kurti shprehu gatishmëri për ndërtimin e saj, teksa për këtë aks rrugor qeveritë e dy vendeve ishin dakorduar në një mbledhje të përbashkët më 2021.

Studimin e fizibilitetit tashmë e ka kryer Ministria e Mjedisit, sipas së cilës, rruga Prizren-Tetovë do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash, duke shkurtuar kohën e udhëtimit në më pak se një orë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika