Nënshkruhet marrëveshja për donacionin e INL-së për pajisjet audio-vizuele nëpër gjykatat e Kosovës

“I nderuar të participojmë në pajisjet audio-vizuele duke ndikuar në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve. Ka shumë benefite nga këto pajisje. Janë eleminuar letra-procesverbalet e seancave, shënohen automatikisht. Dua të falënderoj KGJK-në për bashkëpunimin e treguar në implementimin e këtij projekti”, ka deklaruar zyrtari i lartë amerikan, Robinson

FOTO:EO

Ndihmëssekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, të enjten ka takuar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, atij prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues, me këtë rast edhe ka nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzimin e pajisjeve audio-vizuele që do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore nëpër gjykatat e Kosovës.

Në një takim të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë, Johnson tha se është i nderuar të ndihmojnë me pajisjet audio-vizuale, të cilat ndikojnë në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve.

“I nderuar të participojmë në pajisjet audio-vizuele, duke ndikuar në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve. Ka shumë benefite nga këto pajisje. Janë eleminuar letra-procesverbalet e seancave, shënohen automatikisht. Dua të falënderoj KGJK-në për bashkëpunimin e treguar në implementimin e këtij projekti”, tha Robinson.

Kurse, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), tha se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit mbeten sfidë. Ai tha se instalimi i pajisjeve audio-vizuele ndikon në rritjen e transparencës.

“Përmes Departamenti Special në Themelores dhe Apel po konsolidohen dhe po japin rezultate kontributi përmes instalimit të pajisjeve audio-vizuele përmes investimit të bërë nga INL. E rrit efikasitenin dhe transparencën e palëve në procedurë”, tha Zoaj.

Edhe Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), falënderoi INL për zhvillimin profesional të stafit të ShKK-së.

“Përmes mbështetjes së INL po trajtojmë nevojat e personave me nevoja të veçanta për herë të parë. Njësiti i inteligjencës po na bën krenar të gjithëve sa i përket trajtimit të personave të kthyer nga lufta”, tha Dibrani.

Po ashtu, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, tha se këto pajisje do të ndihmojnë edhe për mbajtjen e gjykimeve në distancë.

“Përmes këtyre pajisjeve mundësohet shikimi i secilës fjalë, duke ndikuar në ruajtjen dhe rrijten e integritetit të proceseve gjyqësore. Po ashtu, me këtë donacion do të mundësohet mbajtja e gjykimeve në distancë, përfshirë pjesëmarrjen e viktimave përmes video-linkut në vendin ku ata ndihen të sigurt”, tha Shabani-Rama.

Takimi i Johnson me krerët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, erdhi pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika