Nënshkruhet marrëveshja për financimin 12 milionësh për KRU Hidromoravën

Është nënshkruar marrëveshja për financimin në vlerë prej 12.4 milionë euro për KRU Hidromorava

Ministri Murati, Ministri Aliu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidromorava  Ymer Salihu kanë nënshkruar këtë të martë  marrëveshjen për kanalizimin e 12.4 milionë euro për KRU Hidromorava.

Sipas njoftimit, ky financim mundësohet përmes marrëveshjes “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit” me Bankën Botërore, dhe parasheh investime të ndryshme në fushën e ujërave dhe shërbimeve ujore.

Po ashtu, ky financim do të përdoret për rehabilitimit dhe modernizimin e infrastrukturës kritike të sistemit të ujësjellësit Hidromorava.

“Përkatësisht, projekti mundëson blerjen, zëvendësimin dhe instalimin e pajisjeve që përmirësojnë efikasitetin e energjisë, zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe vendosjen e kontrollit efikas mbi sistemet e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje do të përforcojë kapacitetet e KRU Hidromoravës, do të përmirësojë sigurinë e ujërave në në pellgun e Moravës së Binçës, si dhe përmirëson shërbimet e ofruara për qytetarët nga KRU Hidromorava.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika