Nënshkruhet marrëveshja për financimin e projekteve të dizajnimit të linjave hekurudhore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar marrëveshje me Infrakos për financimin e projketeve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor (MMPHI), ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë Infrakos për financimin e projekteve të dizajnit preliminar të dy linjave hekurudhore në Kosovë.

Projektet e financuara sipas tij, përfshijnë linjat hekurudhore Fushë Kosovë – Klinë – Pejë dhe Klinë – Prizren.

Po ashtu, ai Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook,  ka thënë se pas përfundimit të hartimit të Termave të Referencës (TOR) nga Infrakos, MMPHI ka siguruar një buxhet prej 2 milionë eurosh për financimin e fazës së dizajnit preliminar.

“Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurtë, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën”, ka njoftuar Aliu.

Qëllimi i këtyre projekteve është të përmirësojë funksionalitetin dhe të rehabilitojë këto linja hekurudhore, duke i bërë ato të sigurta, të përfshira dhe të qëndrueshme nga ana mjedisore dhe sociale, si dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Në të njëjtën kohë, MMPHI ka nënshkruar edhe një marrëveshje për financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.

Një nga qëllimet kryesore të këtij projekti, siç ka njoftuar ministri Aliu, është rritja e sigurisë në trafik në hekurudha, duke marrë parasysh aksidentet që kanë ndodhur.

Ministri Aliu gjithashtu ka bërë të ditur se përmes këtij bashkëpunimi, do të financohet një shumë prej 1.3 milionë eurosh, me qëllim që të përmirësohet siguria dhe të modernizohet infrastruktura hekurudhore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika