Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2023” me vlerë 75 milionë euro

Kosova dhe Bashkimi Evropian të premten e 24 shkurtit e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog (Foto: EO)

Kosova dhe Bashkimi Evropian të premten e 24 shkurtit e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2023.

Ky nënshkrim u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Pas nënshkrimit, që të dytë mbajtën fjalime, ku Bislimi ka thënë se Kosova do të përfitojë fonde prej 75 milionë eurove, të cilat, sipas tij, do të dedikohen për fushën e energjisë.

Ndërsa, hapin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Bislimi e ka quajtur të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Sot kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor ‘IPA 2023’, e cila në plotni i është dedikuar financimit në fushën e energjisë. Ky program përbën edhe një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë evropian dhe dëshmon përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe standardeve të BE. Nga ky program Kosova përfiton fonde në vlerë prej 75 milionë eurove. Këto mjete do të ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjike që Kosova po i përjeton. Marrëveshja hyn në fuqi sot dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90% të fondeve të parapara me këtë marrëveshje. Pra, për 67.5 milionë euro që pritet të disbursohen shumë shpejt në buxhetin e shtetit, kurse pjesa tjetër 7.5 milionë eurove do të disbursohet vitin e ardhshëm”, ka thënë Bislimi.

Në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, ai ka shprehur nderime në hyrje të fjalës së tij, duke kujtuar viktimat, ushtarët e të tjerët që po luftojnë për Ukrainën.

“Sot bëhen saktësisht një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, agresion që padyshim përbën kryetemen e angazhimit publik anekënd botës demokratike. Andaj, e shoh si shumë të rëndësishme që sot të kujtoj me dhimbje gjithë viktimat e kësaj lufte dhe të nënvizoj me respekt të madh të gjithë dëshmorët ukrainas që bien duke mbrojtur atdheun. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, por Kosova e njeh mirë dhimbjen dhe plagën e Ukrainës, sepse me një mizori të ngjashme jemi përballur edhe ne gjatë historisë sonë, jo fort larg. Urojmë sot që sa më shpejt të kemi liri për Ukrainën dhe shprehim solidaritet nga Kosova. Lutemi që uniteti i gjithë botës dekomratike të vazhdojë të forcohet në mëbshtetje të Ukrainës”, ka vijuar tutje Bislimi.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij ka bërë të ditur se janë ndarë 75 milionë euro, në mënyrë që të përballohet kriza me energjinë elektrike në Kosovë.

Ndërsa, ai e ka quajtur simbolik këtë akt të nënshkrimit të marrëveshjes.

“Marrëveshja vetëm se është nënshkruar nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bruksel, jam shumë i kënaqur që jam këtu, të shoh nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ku Bashkimi Evropian i ofron 75 milionë euro që Kosova të tejkalojë krizën energjetike. Arsyeja pse BE-ja ka mundësuar këtë është sepse agresioni rus ka ndikuar në tregun botëror e posaçërisht në atë energjetik. BE ka ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus gjithashtu edhe partnerët e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është simbolike që nënshkruhet sot kjo marrëveshje në njëvjetorin e luftës në Ukrainë”, ka thënë Szunyog.

Szunyog ka falënderuar Kosovën për bashkëpunim dhe ka ritheksuar gatishmërinë e BE-së për ta ndihmuar Kosovën.

“Do t’i falënderohem Qeverisë, ministrisë së Ekonomisë dhe Bislimit, sepse për më pak se tre muaj kemi arritur të finalizojmë këtë marrëveshje. Jemi të gatshëm të përkrahim Kosovën në krizën energjetike dhe të bëjmë sistemin energjetik më të qëndrueshëm dhe më të gjelbër”, ka vijuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika