Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se të martën është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Të martën e 10 janarit është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nënshkrimi i marrëveshjes u bë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe agjencinë Zvicerane, Swiss-Contact.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë”, ka shkruar Totaj.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika