Nënshkruhet marrëveshja për roamingun në samitin e BE-së në Tiranë

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor në samitin e përbashkët në Tiranë të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshjen për zvogëlim të tarifave të roamingut, e cila do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023

Procesi i nënshkrimit të marrëveshjes





Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e roamingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit.

Kjo marrëveshje kërkon që të reduktohen edhe tarifat e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Në këtë samit, po ashtu BE-ja pritet të kërkojë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

Samiti në Tiranë është i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Në këtë takim, udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika