Nënshkruhet marrëveshja prej mbi 100 milionë euro për zbatimin e projekteve për Trajtimin e Ujërave të Zeza

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se nga kjo marrëveshje, qytetarët e Kosovës përfitojnë ndërtimin e linjave të ujërave të zeza, rehabilitimin e këtyre rrjeteve dhe jo vetëm

Është nënshkruar marrëveshja e financimit me vlerë prej mbi 100 milionë euro për zbatimin e projekteve për Trajtimin e Ujërave të Zeza dhe Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta me KFW-në dhe BE-në, ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka treguar se çfarë do të përfitojnë qytetarët e Kosovës nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

“Së bashku me Ministrat Hekuran Murati dhe Liburn Aliu sapo nënshkruam marrëveshjen e financimit me vlerë prej mbi 100 milionë euro për zbatimin e projekteve për Trajtimin e Ujërave të Zeza dhe Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta me KfW-në dhe BE-në!

Nga kjo, qytetarët e Kosovës përfitojnë:

– Ndërtimin e linjave të ujërave të zeza

-Rehabilitimin e rrjeteve të ujërave të zeza

-Rehabilitimin e sistemit të ndarjes së ujërave të stuhive

-Zgjerimin dhe rehabilitimin e deponive

-Zgjerimin dhe rehabilitimin e stacioneve të transferimit të mbeturinave të ngurta”, ka shkruar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika