Nënshkruhet marrëveshje prej 13.2 milionë eurosh për rehabilitimin e ujërave të zeza

Sot është nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej 13.2 milionë eurosh për rehabilitimin e ujërave të zeza, në kuadër të Projektit “Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza në Prishtinë”

Foto e postuar nga Ministria e Financave

Është nënshkruar sot një marrëveshje me vlerë prej 13.2 milionë eurosh për rehabilitimin e ujërave të zeza.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtori i Zyrës për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim, Moritz Remé dhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arsim Fetahu.

Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të Projektit “Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza në Prishtinë”.

“Mbështetja financiare e nënshkruar sot i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza me synim garantimin e cilësisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve publike të cilat u ofrohen qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Projekti, ndër të tjera, siguron se zhvillimi urban në Kosovë realizohet në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe standardet ndërkombëtare për cilësinë e ujit.

Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit, të dyja palët shprehën përkushtimin për zbatimin e projekteve aktuale si dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika