Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin.
Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica.
Aliu ka shkruar në Facebook se ky memorandum kap vlerën e 370 mijë eurove.
“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, të cilën komunë po e financojmë me 370,000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e projektit të rëndësishëm: Ndërtimi i Urës mbi Lumin Sitnica”, ka shkruar Aliu.