Nënshkruhet memorandumi për dixhitalizimin e sistemit noterial në Kosovë

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mjedisit në Kosovë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për të çuar përpara procesin e digjitalizimit të sistemit noterial në vend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për digjitalizimin e sistemit noterial në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, ky memorandum vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit noterial në Kosovë.

Përmes kësaj platforme, noterët do të kenë qasje më të lehtë në të dhënat e Sistemit të Informatave Kadastrale për Tokën, të cilat mirëmbahen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Po ashtu, ky memorandum do të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve notariale, duke mundësuar qasje të shpejtë në informacione të sakta dhe të verifikuara në kohë reale.

Memorandumi gjithashtu përcakton procedurat për shkëmbimin e të dhënave, rregullat e sigurisë, dhe procedurat për qasje dhe përdorim të të dhënave.

“Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Sistemin e Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë që mirëmbahet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës mundëson përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimin e rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Siç thuhet tutje në njoftim, ky bashkëpunim ndërinstitucional në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mjedisit do të ndihmojë në harmonizimin e procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar dhe të ndërlidhur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika