Nënshkruhet plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Të dyja palët, Kosova dhe Italia, janë pajtuar që bashkëpunimi në mes dy vendeve përgjatë së ardhmes, të zgjerohet e të intensifikohet edhe më tej





Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se një plan bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Italisë, është nënshkruar.

Sipas postimit në Facebook, bëhet e ditur se të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e të intensifikohet edhe më tej.

“Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të Mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë për vitin 2023”, thuhet në njoftim, gjersa theksohet se nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Sylejman Cakaj dhe homologu i tij italian.

Plani në fjalë, do të përmbajë aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes, të cilat pritet të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika