Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup të martën kanë nënshkruar traktatin i cili do të mundësojë transferimin e të burgosurve danezë në Kosovë.
Sipas njoftimit të MD-së, nënshkrimi i këtij traktkati do të mundësoj zgjerimin e bashkëpunimit politik e zhvillimor në mes të dy vendeve.
“…sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ky nënshkrim vjen si pasojë një marrëveshjeje të mëhershme në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e 300 të burgosurve danezë në Kosovë.
Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme për dhjetë vjetët e ardhshme, kurse Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.