Nënshkruhet vendimi për ndalimin e punësimit të familjarëve në MPJD

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afërt me zyrtarët dhe diplomatët në këtë ministri.

Gërvalla thotë se këtë vendim e mori, pasi kishte raste që në MPJD ishin të punësuar deri në 4 anëtarë prej një familjeje.

Ajo shtoi se rreshti i punësimit të familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuar, është i madh.

Ministrja edhe këtë rast, pak u mor edhe me mediet, duke thënë se “e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim“.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika