Nëntë kërkesat e Kamberit drejtuar presidentit serb, Vuçiq

Afatizimi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, e cila ishte arritur në Bruksel më 2011 dhe 2016 ishte një ndër kërkesat e Kamberit në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, listuar presidentit serb, Vuçiq në takimin e së enjtes

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur kërkesat që ka dorëzuar në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të konsultimeve të tij për mandatin e Qeverisë së re, në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar kërkesat që ka listuar në takimin e sotshëm.

Kërkesat e listuara janë zbatimi i afatizuar i Planit 7 pikësh, miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2013, ndërprerja e procesit të pasivizimit dhe krijimi i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Po ashtu, kërkesë e tij ishte edhe krijimi i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.

Afatizimi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, i cila ishte arritur në Bruksel më 2011 dhe 2016, Sanksionimi ligjor i përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.

Intensifikimi i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.

Ndryshimi dhe plotësim i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, përfshirë nenin 16 al. 2 për përdorimin e simboleve kombëtare.

Krijimi i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit “Marrëveshjes së Konçulit”, të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Realizimi i afatizuar i Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.

Lugina e Preshevës ka nevojë para së gjithash dhe njëherësh për zgjidhje politike, jo për poste qeveritare pa ndikim për interesin e përgjithshëm.

Ndryshe, Deputeti i vetëm shqiptar i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të enjten e 14 korrikut, ka bërë të ditur se i ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkesat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim, ishin kërkesat që sot në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka bërë të ditur se në këtë takim janë potencuar pikat si integrimi në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën dhe ndryshimi i Ligjit për flamurin.

Sipas Kamberit, pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk ka integrim në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës.

Kamberi në takim me Vuçiq: Duhet të ketë integrim në nivel lokal e regjional

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika