Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Pejë

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident mes tri veturave në fshatin Gllaviqicë të Pejës

Ilustrim

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllaviqicë të Pejës, të hënën e 11 korrikut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka theksuar se në aksident janë përfshirë tri vetura, dhe sipas tij, tëlënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika