Nëntë persona të lënduar nga një aksident në Klinë

"Nëntë persona janë të lënduar nga ky aksident. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë nga të lënduarit me gjendje të rëndë apo që është në rrezik për jetën", ka njoftuar policia

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i cili tha aksidenti është regjistruar mbrëmë në mesnatë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Nëntë persona janë të lënduar nga ky aksident. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë nga të lënduarit me gjendje të rëndë apo që është në rrezik për jetën”, tha Rugova.

Pas aksidentit, ekipet e policëve të njësisë së trafikut janë dalë në vendin e ngjarjes teksa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika