Nëntë persona të vrarë në protestën në Iran

Nëntë persona janë vrarë në protestën që ka shpërthyer gjatë fundjavës në Emiratet e Bashkuara Arabe, për vdekjen e një gruaje të re, e cila ishte mbajtur nga policia morale e vendit për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes





Demonstratat në Iran filluan si një shpërthim emocional për vdekjen e Mahsa Amini, një gruaje të re të mbajtur nga policia morale e vendit për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes të zbatuar rreptësisht. Nga kjo demonstratë, nëntë persona kanë mbetur të vdekur deri më tani.

Vdekja e Aminit ka ngjallur kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj policisë dhe drejtuesve të agjencive të tjera të sigurisë iraniane, duke thënë se ata “përdorin në mënyrë rutinore dhunë për të shtypur protestuesit paqësorë”.

Policia iraniane ka thënë se Amini vdiq nga një atak në zemër dhe nuk u keqtrajtua, por familja e saj ka hedhur dyshime për këtë. Ekspertët e pavarur të lidhur me OKB-në thanë të enjten për Associated Press ( AP ) se raportet sugjeronin se ajo ishte rrahur rëndë nga policia e moralit, pa ofruar prova.

Media shtetërore e Iranit këtë javë raportoi për demonstrata në të paktën 13 qytete, duke përfshirë kryeqytetin, Teheranin. Videot në internet tregojnë forcat e sigurisë duke hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë qindra protestues.

Të paktën nëntë persona kanë vdekur në konfrontime, sipas një numërimi të AP bazuar në deklaratat nga mediat shtetërore dhe gjysmëzyrtare të Iranit.

Kujtojmë se, Irani është përballur me valë protestash në të kaluarën e afërt, kryesisht për një krizë ekonomike afatgjatë të përkeqësuar nga sanksionet perëndimore të lidhura me programin e tij bërthamor.  Ndërsa, qytetarët fajësojnë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e qeverisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika