Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën ka informuar se nga 514 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të dielën janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 981.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 188.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 828 mijë e 469 doza të vaksinës.
Deri më sot 822 mijë e 842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 102 mijë e 561.