“Nëse ndodh, s’do ketë dialog”: Petkoviq akuzon Kurtin se po planifikon mbylljen e shkollave serbe

Petar Petkoviç, kryenegociatori i Serbisë për dialog.

Kryenegociatori i Serbisë për dialog, Petar Petkoviq, ka deklaruar të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon mbylljen e shkollave serbe në veri, duke theksuar se një veprim i tillë do të shënonte fundin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Petkoviq ka përmendur rastin e ndalimit të drejtorit të shkollës fillore në Gojbulë të Vushtrrisë nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të frikësuar serbët e Kosovës.

“Përveç faktit që e kanë keqtrajtuar një të pafajshëm, fajin e ka ai sepse është drejtor i një shkolle fillore serbe. E gjithë kjo bëhet me qëllim që serbët të kenë frikë, sepse Albini filloi mbylljen e dukshme të shkollave serbe në Kosovë. Nëse kjo ndodh, është fundi i gjithçkaje – nuk ka më dialog sepse shkollat ​​dhe shëndetësia jonë, së bashku me kishat dhe shtetin e Serbisë, janë shtyllat kryesore të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se ky incident është një përpjekje për të shtruar frikë në komunitetin serb, ndërsa thekson se veprime të tilla janë pjesë e një strategjie për të mbyllur shkollat serbe.

Ai po ashtu ka njoftuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, si dhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika